Pushohet nga puna se ishte joshëse, bukuria e saj kërcënonte martesën e shefit


NEW YORK – 32-vjeçarja Melissa Nelson, nga Iowa në SHBA, është pushuar nga puna për shkak të pamjes tepër joshëse dhe si e tillë përbënte kërcënim për martesën e shefit të saj.
Melissa punonte në një klinikë dentare, si asistente, ndërsa stomatologu James Knight e ka pushuar nga puna, për arsye se ishte tepër e bukur dhe kërcënonte martesën e tij.
Për shkak se midis tyre nuk kishte pasur kurrë asgjë, Melissa vendosi që të ankimojë vendimin. Por, për fatin e saj të keq, gjykata vendosi në favor të stomatologut, me pretendimin se nuk ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.
Sipas stomatologut, pushimi nga puna është bazuar në emocione dhe ndjenja, si dhe nga dëshira e tij që ta ruajë martesën dhe vlerat familjare.

2300 km për 8 orë, Kina vë në përdorim trenat më të shpejtë në botë

Kina, nga sot, ka lëshuar në qarkullim trenat më të shpejtë në botë. Trenat do të mbulojnë 2,298 kilometra ndërmjet Pekinit dhe Guangzhous – një qendër ekonomike në jug të vendit – për rreth 8 orë. Ata do të udhëtojnë me një shpejtësi mesatare prej 300 kilometrash në orë, duke ndaluar në 35 stacione gjatë rrugës. Treni i parë ka lënë Pekinin drejt Guanzhous sot në mëngjes, ndërsa një tjetër tren është nisur në relacionin e kundërt një orë më vonë. Edhe data nuk është përzgjedhur rastësisht, pasi përkon me ditëlindjen e ish-liderit të Kinës, Mao Ce Dun, themeluesi i Republikës Popullore.

Kjo është shtëpia më e ndriçuar në botë (VIDEO)

Shtëpia e familjes Richards mban titullin e shtëpisë më të ndriçuar në botë me rastin e festave të fundvitit. Kjo shtëpi mban plot 331.038 llamba ndriçuese duke thyer rekordin Guinness. Shtëpia ndodhet në Canberra të Australisë dhe i zoti i saj, David Richards ka punuar plot katër vjet për të mbajtur rekordin Guinness./alb-observer Ndiqni pamjet e mrekullueshme :

10 golat më të bukur në vitin 2012 (video)

TV Gol ka realizuar një kompilim të golave më të bukur të realizuar këtë vit, ndërsa në konkurrencë kanë hyrë: Ben Arfa (Newcastle United), Miroslav Stoch (Fenerbahçe), Neymar (Santos), Peter Crouch (Stoke City), Papiss Demba Cisse (Neëcastle), Radamel Falcao (Atletico Madrid), Lionel Messi (Argjentinë), Taison (Metalist Kharkiv), Zlatan Ibrahimoviq (Suedi) dhe Philippe Mexes (Milan).

Kujt ia ka dedikuar Floriani këngën “Ngjyra e Kuqe”? (video)


Floriani, të cilit i thonë “i vogël”, ndoshta edhe është dhe do jetë i tillë për një kohë, por që tani si një “Bieber” shqiptar, po çmend vajzat kudo që shfaqet. Por, vetë ai ka zbuluar se ka në mendje një vajzë të veçantë, të cilës ai i këndon,transmeton KD.
Ndërsa të gjithë flisnin se këngën “Ngjyra e Kuqe” Adrian Gaxha ia kishte dedikuar Luana Vjollcës, askujt nuk i shkonte mendja se edhe Floriani i vogël ka një vajzë, të cilës ia kishte dedikuar këtë këngë.
Vajza që ka rrëmbyer zemrën e Florianit të vogël është këngëtarja e re dhe e ëmbël Enca Haxhia, e cila po ashtu është një vajzë që pëlqen ngjyrën e kuqe, madje shpesh duke i lyer edhe flokët me këtë ngjyrë.
Ndryshe nga Adriani, i cili mohonte Luanën në këngë, Floriani është më i guximshëm dhe ia thotë Ences në sy.
“Enca, ta kam kënduar ty këngën ‘Ngjyra e Kuqe’” është rrëfyer Floriani, ndërsa Enca po bënte regjistrimin e videos në celularin e saj. Asaj i pëlqeu kjo gjë dhe e hodhi videon në kanalin e saj zyrtar në Youtube.

Shkëndije Mujaj pohon:E kam bëra me Vali Corleone


Lidhja e shumëpërfolur ndërmjet këngëtares Shkëndije Mujaj dhe Vali Corleone tanimë është e konfirmuar nga vet këngëtarja.
Pas shume përpjekjeve për të mësuar të vërtetën në lidhje me skandalin në mes të Shkëndije Mujaj dhe Vali Corleone, këngëtarja pranon se ka bërë marrëdhënie intime me ‘Princin’ nga Gjilani.

E pyetur se pse nuk ka pranuar më herët ajo nuk dëshironte të përgjigjej dhe përfundoi se ‘Nata me Valin ishte shumë e shkurtër’.

Hakmarrja në Mamurras, Shkreta: Të zbardhet çështja ose marr peng 300 fëmijë

TIRANE-  "Nëse Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla nuk zbardh çështjen time dhe nuk vendos drejtësi, unë do të marr peng një shkollë me 200-300 fëmijë dhe do t'u vë eksploziv". Kjo është deklarata-bombë që vjen nga Emanuel Shkreta, i cili tashmë është përfshirë në një histori hakmarrjeje me familjen Llani, në Mamurras, edhe pse dikur kanë qenë miq fëmijërie. Në një lidhje telefonike për "Gazetën Shqiptare", Leli, siç e thërrasin shkurt, lëshoi këtë paralajmërim për Prokurorin e Përgjithshëm të vendit, duke i kërkuar atij edhe një takim, ku mund të zbardhet e vërteta e çështjes që ka shënuar deri tani 3 viktima. I lodhur nga sistemi i drejtësisë shqiptare, djali i familjes Shkreta rrëfen se drejtësia duhet të japë dënimin maksimal për armikun e betuar të tij, Jetmir Llanin, ose në të kundërt ai do ta vrasë me duart e tij. 
Gëzuar Krishtlindjet! Çfarë ka ndryshuar që nga hera e fundit që kemi folur bashkë, a jeni më nën mbikëqyrjen e forcave të policisë? 
Gëzuar edhe për ju! Unë që prej dy javësh nuk jetoj më nën mbikëqyrjen e forcave të policisë, sepse sipas tyre nuk është më e nevojshme që unë të jetoj nën mbikëqyrje. 
Ju, jetoni me frikën se dikush mund të hakmerret ndaj jush dhe familjes suaj? Jo, unë nuk jetoj me frikë. Tashmë, Jetmir Llani është arrestuar dhe nuk dihet se pse po vonohet ekstradimi i tij. Kjo tregon se sa e korruptuar është drejtësia shqiptare. Por, kush futet në rrethin tim, nuk del më i gjallë, por i vdekur. 
Ju jeni shprehur dikur se, nëse drejtësia nuk merr vendimin e duhur, ju do të hakmerreni me gjyqtarët; i qëndroni ende këtij mendimi? 
Po, e kam thënë dhe e them sërish: Sistemi i drejtësisë duhet që të marrë vendimin e duhur, ta dënojë me burg të përjetshëm Jetmir Llanin, ose në të kundërt unë do ta vras me duart e mia. Kam takuar prokurorin e Laçit dhe i kam kërkuar që të pranojë kërkesën time për të qenë dëshmitar okular në këtë çështje, por ende s'kam marrë një përgjigje. E vetmja gjë që më ka ngelur është që t'i drejtohem kryeprokurorit të ri. 
Çfarë mesazhi keni për kryeprokurorin e ri? 
Unë e ftoj z.Llalla që, nëse ka burrëri, të vijë të ulet me mua, edhe si burri-burrit, edhe para ligjit, dhe të zbardhim të vërtetën e çështjes sime dhe të familjes Llani, pasi mua më ka vdekur vëllai, babai, jam plagosur vetë, një vëlla e kam në burg dhe kryeprokurori duhet të vendosë drejtësi. Madje, unë përmes gazetës suaj dua ta paralajmëroj kryeprokurorin se, nëse ai nuk e zbardh çështjen time, nëse drejtësia nuk vihet në vend, unë i vdekur që i vdekur jam, nuk më ngelet zgjidhje tjetër veç kësaj që do them. Nuk është aspak çudi që një ditë - që mund të mos jetë shumë larg - unë të marr peng një shkollë në kryeqytet, me 200-300 fëmijë, dhe t'i hedh në erë me eksploziv. Nuk është fare e vështirë, mjafton vetëm një shtypje butoni dhe nuk është çudi që kjo shkollë të jetë edhe një prej atyre ku studiojnë fëmijët e këtyre prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kërkoj vetëm drejtësi. 

SHBA, arrestohet babagjyshi i Vitit të Ri!

SHBA- Dhurata që babagjyshi i Vitit te Ri kishte menduar për njerëzit në Teksas të SHBA ishte një mesazh paqe, falanderimi dhe miqësie, por jo gjithcka shkoi ashtu sic duhet. Kjo pasi babagjyshi dhe fëmijët vendosën të shkruajnë një mesazh urimi ne trotuarin e qytetit. 

Por, në SHBA kjo cilësohet kundravajtje ligjore ndaj forcat e policisë ndërhynë duke njoftuar babagjyshin se po kryente një krim. Kur hasën në rezistencën e babagjyshit policia u detyrua të përdorë forcën duke e prangosur atë. 

Rrihen motrat Kardashian

Motrat Kardashian këto ditë kanë qëndruar në Miami ku kanë gjiruar epizode të reja të shout “Keeping Up With. Bazuar në këto fotografi, vajzat duket sikur po rrihen me njëra tjetrën, ndoshta këto skena janë vetëm një improvizim i tyre sa për ta bërë situatën më interesante.Situata të tjera pasqyrojnë Kloe më burrin e saj, Lamar të cilët shijojnë momente intime në një vaskë të ngrohtë.

Krishtlindjet, Berisha uron në Facebook

TIRANE- Kryeministri Berisha postoi dje dy foto të familjes së tij në “Facebook” të cilat i shoqëroi me një tjetër urim për Krishtlindjet. “Besimtarëve të krishterë shqiptarë por edhe të gjithë besimtarëve të Zotit, familjarisht ju urojmë nga zemra Gëzuar festën e bukur të Krishtlindjes, këtë ditë që simbolizon mrekullinë e madhe të lindjes, të shpresës së pashuar, të besimit por dhe ditën e lindjes së Jezu Krishtit, burrit që aq shumë ndikoi me fuqinë e tij hyjnore e njerëzore në moralin e qytetërimit të sotëm”, thuhet në mesazhin e tij.

Messi 12 vjeç, ekskursion me klasën (VIDEO)

Mos humbisni të shihni Lionel Messin dhe udhëtimin e tij me klasën në vitin 1999, kur ishte vetëm 12-vjeç. Një video disi qesharake, që kujton yllin aktual të futbollit në fund të vitit shkollor në ekskursion me klasën. 

Fëmija që më vonë do të bëhej në një prej emrave më të mëdhenj të historisë së futbollit shfaqet në udhëtimintradicional në qytetin e Villa Carlos Paz, në krahinën e Kordova, kur ishte në klasën e shtatë. 

Ciljeta pozon e zhveshur për Anabel

Çiljeta Xhilaga ka zgjedhur të godasë në shenjë duke kopjuar personazhet e njohura VIP në botën e artit dhe showbizit ndërkombëtar. Së fundi dihet se ajo është shtatzënë dhe pret të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Rrjedhimisht ka pozuar me barkun e fryrë dhe e zhveshur  në kopertinën e revistës Anabel.mderkohe qe ju mund te shihni foto tjera ketu poshte shikim te kendshem

‘Ezeli’ ndahet nga e dashura, i fiksuar pas ‘Shehrazades’


Asgjë nga martesa! Edhe pse me të madhe është përfolur se i famshmi Ezel do të martohet me aktoren Ozge Akbulut, të cilën e ka tradhtuar në çdo moment të mundshëm, Kenan Imirzalioglu definitivisht ka ndërprerë lidhjen me modelen e njohur, ndërsa shkak i kësaj ndarjeje është pikërisht e megapopullarizuara Shehrazade, Berguzar Korel.

Kur produksioni i njohur ”Ay Yapim” i ofroi rolin kryesor te seriali ”Karaday”, aktori i njohur nuk është menduar aspak për ta pranuar, ndërsa nuk e ka ditur se para kamerave do t’i duhet të bëjë dashuri.

Kur me kalimin e kohës i kanë treguar se i kanë gjetur dhe partneren kryesore për serialin dhe ajo është bashkëshortja e Halit Ergenca, Kenani ka qenë shumë i lumtur, jo vetëm për faktin se Berguzar është një nga aktoret më të njohura në Turqi, por edhe për shkak se pas sharmit të saj ai çmendet. Aktorja e famshme aq shumë e ka joshur aktorin sharmant, saqë të gjithë kanë menduar se aktori do lërë kokën pas saj, derisa ajo do të ndihet në siklet.

”Berguzar është një grua e martuar dhe nuk dihet si do të reagojë në veprimet e Kenanit, disa herë është munduar që gjërat t’i marrë si me shaka për shkak të bashkëshortit të saj Halitit, por Kenani nuk dorëzohet. Gjithmonë i jep komplimente dhe e fton për kafe ose drekë”, theksojnë për mediat turke pjesëtarë të ekipit të xhirimit, duke shtuar se Shehrazadja në shumë raste ka refuzuar insistimet e Kenanit.

”Gjithmonë gjen shkaqe për t’i ikur takimit me të, kur ai e fton për kafe ose darka, i thotë se ka lënë takime me bashkëshortin për të shkuar diku. Me të vërtetë është shumë e sjellshme ndaj tij, nuk dëshiron të shkaktojë tensione, por pikëpyetja është se deri kur do të zgjasë kjo”, tregojnë më tej burime nga ekipi i xhirimit.

Në anën tjetër, kur Ozge ka dëgjuar se i dashuri i saj është çmendurisht i dashuruar me kolegen e tij të martuar, nuk ka mundur të durojë, pasi përmes mediave gjithmonë ka mësuar se i dashuri e tradhton me femra të tjera. Para kësaj ajo ka qenë shumë e sigurt se do të martohet me Kenanin, ndërsa në këtë pikë ka pasur përkrahjen edhe të prindërve të tij, por Kenani një natë ia ka thënë se lidhja e tyre nuk mund të vazhdojë kështu dhe më mirë është të ndahen.

Nga burime afër aktores Berguzar, mediat atje kanë mësuar se ajo nuk dëshiron aventurë me Kenanin. “Ai duhet të jetë i vetëdijshëm se ajo është e martuar dhe s’mund të ketë asnjë shans në këtë drejtim, si duket ai është shumë i dashuruar”, kështu ka treguar për mediat atje një aktor tjetër, ndërsa shton se prindërit e Kenanit janë çmendur kur kanë dëgjuar se djali i tyre ka ndërprerë lidhjen me Ozgen.

”Ata kanë dëshiruar një mbesë, ndërsa Berguzar nuk mund t’ua dhurojë, për këtë shkak kanë dashur të bindin Kenanin që t’i kthehet Ozges dhe t’i kërkojë falje”.

Konflikti për një femër, vritet me thikë 44-vjeçari në Kavajë, plagosen 3 të tjerë

KAVAJE- Konflikti për një femër i ka marrë jetën një 44-vjeçari nga Kavaja, ndërsa janë plagosur rëndë tre të tjerë. Burime zyrtare nga dikasteri i Rendit bëjnë me dije se gjatë përleshjes me thika ka humbur jetën Artur Kollçaku, ndërsa kanë marrë plagë të rënda 20- vjeçari Elvis Kollçaku, 35- vjeçari Aldo Gryka dhe 35- vjeçari Sajmir Fikaj. Ngjarja e rëndë, e cila tronditi qytetin e Kavajës ndodhi pranë një lokali, tek ish-fabrika e qelqit në Kavajë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sipas hetuesve të çështjes, dyshohet se ngjarja ka marrë shkas nga një lidhje jashtëmartesore e viktimës me nënën e 20-vjeçarit Kollçaku. 

NGJARJA Rreth orës 20:30, Artur Kollçaku i shoqëruar nga Sajmir Fikaj ka shkuar për të pirë kafe në lokalin në pronësi të Aldo Grykës. Sapo janë ulur, kamarieri i lokalit, Elvis Kollçaku ka nisur të debatojë ashpër me 44-vjeçarin (sipas policisë dy personat në fjalë nuk kanë lidhje gjaku). Pas sharjeve dhe ofendimeve të ndërsjellta, ata janë përleshur me njëri-tjetrin. Ndërsa situata është acaruar keqazi, ka ndërhyrë për t'i ndarë pronari i lokalit. Gjithashtu, në sherr është përfshirë dhe shoku i 44-vjeçarit, Fikaj. Mësohet se katër personat e përfshirë në konflikt kanë dalë nga lokali dhe janë përleshur me thika e biçakë në ambientet para ndërtesës. Sipas burimeve policore, Artur Kollçaku ka goditur me thikë pronarin e lokalit, Aldo Gryka, i cili ka mbetur i plagosur. Mësohet se në përleshje e sipër ky i fundit ka tentuar që të mbrojë kamarierin 20-vjeçar. Më pas Elvis Kollçaku ka goditur 10 herë me thikë 44-vjeçarin, i cili ka mbetur gjithashtu i plagosur rëndë. Gjatë përleshjes është plagosur po me 10 goditje thike kamarieri i lokalit si dhe Sajmir Fikaj. Klientë të lokalit dhe kalimtarë të rastit janë tmerruar, ndaj kanë sinjalizuar policinë. Dhjetëra uniforma blu kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ambulanca është vonuar. Më pas katër të plagosurit janë nisur për në spitalin rajonal të Durrësit. Po të njëjtat burime pohojnë se Artur Kollçaku ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital. Mjekë të spitalit të Durrësit sqarojnë se Fikaj dhe Gryka janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa që 20-vjeçari Elvis Kollçaku ndodhet në gjendje kritike për jetën. 

HETIMI Pas kryerjes hetimeve paraprake, burime nga policia pohuan se konflikti ka nisur mes kamarierit 20- vjeçar dhe Artur Kollçakut. Sipas ekspertëve të çështjes, i riu kishte mësuar se nëna e tij 40-vjeçare prej disa kohësh kishte lidhje jashtëmartesore me 44-vjeçarin. Kur ky i fundit ka hyrë në lokal për të pirë kafe, kamarieri është indinjuar pasi ka menduar se 44- vjeçari po i bënte karshillëk. Pavarësisht këtij versioni, po hetohet edhe në pista të tjera. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Elvis Kollçaku kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".

Ja cila është Gruaja më e bukur në botë’, pa make up


Ukurorëzua’ gruaja më e bukur në botë nga revista ‘Esquire’, e dashura e re e Ashton Kutcher, Mila Kunis tregon anën më reale të saj, atë që duket larg dritave të aparateve fotografikë profesionalë nëpër revista.
Ajo është fotografuar gjatë një mëngjesi të zakonshëm, ku mesa duket ka vendosur të konsumojë kafen e mëngjesit bashkë me të dashurin e saj, dhe duket se ka dalë në rrugë ashtu siç është zgjuar nga gjumi, me një palë tuta-pizhama, pa make up dhe me flokët të lidhur shkujdesur. Por gjithsesi, Mila Kunis duket shumë e bukur dhe e freskët, ashtu siç është në realitet, pa aksesorë të tepërt.
Çifti i aktorëve dukeshin të lumtur dhe të shkujdesur teksa ecnin përdore dhe Mila nuk e vriste aspak mendjen për pamjen e jashtme në shoqërinë e të dashurit të saj.(orainfo)

Fiton 102 milion euron në ditën e cilësuar si ‘fundi i botës’

21 dhjetori, i cilësuar nga fisi Maya si ‘fundi i botës’, ka rezultuar dita më me fat në jetë për një shtetas francez, i cili arriti të fitonte plot 101.835.641 euro, të mbledhura në fondin e "Euro Milion’s". 

Ky lojtar ishte i vetmi, nga nëntë shtete evropiane pjesëmarrëse në short, që arriti të gjente të 7-të numrat e nevojshëm për të fituar çmimin e madh. 

Kjo është shuma e tretë më e madhe e fituar që nga fillimi i kësaj loje të fatit në Francë . Çmimi rekord në Francë 169.837.010 euro është fituar më 13 nëntor 2012. 

Kompania "Euro Milion’s" theksoi se pikërisht më 21 dhjetor kishte arritur të shes 15 për qind më shumë se çdo herë tjetër bileta. 

Genta e “BB5” në janar nxjerr në shitje librin ”Ndiqe zemrën time”

TIRANE- Edhe një tjetër personazh publik publikon një libër personal. Bëhet fjalë për ish-banoren e njohur të “BB5”, Genta Gjalpi, e cila ka kohë që është zhdukur nga qarkullimi, vetëm e vetëm për të sjellë diçka të bukur për fansat e saj, të cilët e kanë përkrahur deri më tani dhe vazhdojnë të jenë pas saj. Libri i Gentës do të dalë në shitje diku nga mesi i muajit janar të vitit të ardhshëm, ndërsa ne realizuam një bisedë me të, duke zbuluar dhe disa pjesë të shkruara në vetë librin e saj. 

”Pasionin për të shkruar e kam trashëguar nga babai im, i cili ka qenë dhe financues i librit tim. Në fund të nëntorit, babai im kishte ditëlindjen, kishte mbledhur një shumë të konsiderueshme lekësh për të festuar 50-vjetorin e tij, por në vend që t’i bëja unë dhuratë, më bëri ai, duke më thënë se ai do të ishte më shumë i lumtur sikur të realizohej ëndrra ime. Që nga ai moment, për gati një muaj rresht jam strukur si urithi në shtëpinë e gjyshërve të mi, duke i dhënë dorën e fundit atij libri, të cilin kisha më shumë se dy vite që e punoja. Kjo ishte arsyeja pse unë kam humbur këto kohë. Shija e “BB” dhe jehona e tij mbaroi, tashmë unë dua të njihem si një vajzë e cila ka shumë për të shprehur dhe këtë gjë do ta bëj me anë të të shkruarit, pasi ju të gjithë besoj se e dini pasionin tim për letërsinë, poezinë, prozën”, thekson banorja e “BB5”, e cila tregon se ky libër do të ishte një dhuratë e bukur për të dashurit për festën e Shën Valentinit. 

”Personazh kryesor është një vajzë tipike e ditëve tona, e cila endet mes ngjarjeve të jetës derisa gjen qetësinë dhe dashurinë e saj. “Kam marrë diçka nga çdo lloj femre që kam njohur dhe kam krijuar këtë karakter, tek e cila do të gjej veten çdo vajzë sot. E them me bindje që s’do dështoj dhe se është gjëja që e kam bërë me më shumë dëshirë dhe dashuri në jetën time dhe do të jetë një libër të cilit mund t’ia dhuroni njeriut që doni me rastin e Shën Valentinit”, thotë Genta, e cila në vazhdim zbulon dhe disa pjesë të zgjedhura të librit të saj.

Acari deri në –50 gradë celsius në Rusi vret 88 persona

Nga vala e të ftohtit të madh që ka kapluar ditëve të fundit Rusinë, kanë vdekur 88 persona, kurse janë lënduar 1.200 të tjerë.Pothuajse, gjysma e tyre kanë filluar tretman mjekësor nga hipotermia ose ngrirja. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë vdekur 7 persona, njëri prej të cilëve ishte fëmijë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi. Temperaturat kanë pësuar një ulje drastike pothujase në të gjithë territorin e Rusisë. Ato janë ulur nga 10 deri 15 gradë celsius nën nivelin e mesatares për muajin dhjetor, ku në vende të ndryshme ato kanë zbritur edhe nën minus 50 gradë celsius, transmeton REL. Mëngjesi në Moskë ka qenë me minus 26 gradë, dhe për këtë arsye, organet qeverisëse të qytetit kanë apeluar që fëmijët e klasave të ulëta të mos vijojnë mësimet. Sipas parashikimeve të meteorologëve, nuk pritet që të ketë ngritje të temperaturave deri kah mesi i 3 mujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Rita Ora me këngë të re (Video)

Pas lansimit të albumit të ri “ORA”, superylli shqiptar, Rita Ora, nuk ka shprehur disponim që të ndalet, pasi tashmë ka publikuar këngën e saj më të re.
Kënga titullohet “Dancing In My Brain”, dhe është lansuar në orët e fundit.

Për të gjykuar këngën e re të këngëtares shqiptare që po bën bujë në gjithë botën, dëgjojeni këngën, por duke vlerësuar tekstin e këngës ashtu sikurse aspektet tjera, nuk pritet që ky projekt të jetë diçka tjetër pos një hiti të madh. 

Itali, breshëri armësh mbi shqiptarët, polici: Krimi për larje hesapesh

ITALI- Policia italiane deklaron se ka kryer hetime përgjatë gjithë natës për të zbardhur ngjarjen e rëndë të vrasjes së një shqiptari dhe plagosjes së një tjetri në qytetin San Severo në rajonin e Foxhias. 

Viktima është 42-vjeçari Amir Ballo, ndërsa i plagosur është Orges Fisniku 31-vjeç. Në rindërtimin e parë të ngjarjes policia italiane bën me dije se dy shqiptarët ishin në një automjet tip ‘Audi A3’, në periferi te qytetit kur u gjuajten me breshëri nga një makine ose motorr. 

42-vjeçari vdiq në vend, ndërsa i plagosuri është në gjendje të rëndë në spital. Sipas policisë objektivi i vërtetë i vrasësve ishte 31-vjeçari Fisniku i njohur si “Ioreste” një emer i njohur për policine italiane. Sipas policisë krimi mund të ketë ndodhur për larje hespesh mes bandave rivale. 

Librazhd, plagos vëllain pas sherrit në banesë, më pas vetëvritet

LIBRAZHD- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Librazhdit. Shtetasi Ilmi Mekshi i ka dhënë fund jetës pasi ka plagosur të vëllanë. 

Mësohet se dy vëllezërit janë grindur pasi Ilmiu ka shkuar në shtëpi në gjendje të dehur. Në nerva e sipër ai ka qëlluar të vëllanë P. Mekshi me çifte, ndërsa më pas ka vrarë edhe veten. 

P.Mekshi është plagosur nga të shtënat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa trupi i pajetë i Ilmi Mekshit ndodhet në morgun e qytetit të Librazhdit.

Prezantuesja e RTK-së ‘kërcënon’ Arian Çanin

PRISHTINË- Prezantuesja e Radio Televizionit të Kosovës, Erleta Hoti, si duket është inatosur shumë me drejtuesin e emisionit “Zonë e Lirë”, saqë e ‘kërcënon’ publikisht për publikimin e ‘mëkateve’ të këtij të fundit në Kosovë. 

“Dedicated to Arian Cani. Po vazhdove me këto budallallëqe televizive, do kesh dhuratë për Vit te Ri një storie ekskluzive për të gjitha mëkatet e tua që ke bërë në Kosovë. Jo ketë vit, por sa herë që kë qenë këtu. Me foto, fakte dhe data. Kaq!”, shkruan Erleta në postimin e saj në Facebook. 

Erleta para pak muajsh është divocuar nga këngëtari Kastro Zizo, i cili është mik i Arian Çanit, dhe njëri nga protagonistët më të shpeshtë të emisionit të tij televiziv ‘Zonë e Lirë’. 

Ende nuk dihet cfarë ka shkatuar zemërimin e drejtueses së Radio Televizionit të Kosovës, por kujtojmë se ndarja e Erletës me Kastro Zizon, ndodhi pikërisht pas pjesëmarrjes së këtij të fundit në ‘Zonë e Lirë’, ku Zizo kishte bërë sjellje të pahijshme, të cilat ishin vlerësuar si të papranueshme nga Erleta. Zizo kishte kërkuar falje për sjelljet e tij, por Erleta vendosi ti jape fund martesës. 

Kim Kardashian Më në fund shtatzënë

Raportohet se Kim Kardashian është sërish shtatzënë. Burimet e afërta me bukuroshen, e cila është në romancë me reperin Kanye West, thonë se ajo është në fazën e hershme të shtatzënisë së saj të papritur. ‘Edhe përkundër pohimeve se po ushtron shumë dhe po ushqehet shëndetshëm, është e qartë se Kim ka shtuar 5 kilogramë gjatë javëve të fundit dhe e tërë kjo në pjesën e stomakut.Po ashtu, ajo ka hequr dorë plotësisht nga alkooli. Dhe ajo u ka thënë miqve se me Kanye janë duke kërkuar një shtëpi familjare’, ka thënë një mike e saj. Kim kurrë nuk e ka fshehur dëshirën për të pasur fëmijë.

Ezel ndahet nga e dashura, i fiksuar pas një aktoreje të martuar

TURQI- Asgjë nga martesa! Edhe pse me të madhe është përfolur se i famshmi Ezel do të martohet me aktoren Ozge Akbulut, të cilën e ka tradhtuar në çdo moment të mundshëm, Kenan Imirzalioglu definitivisht ka ndërprerë lidhjen me modelen e njohur, ndërsa shkak i kësaj ndarjeje është pikërisht e megapopullarizuara Shehrazade, Berguzar Korel. Kur produksioni i njohur ”Ay Yapim” i ofroi rolin kryesor te seriali ”Karaday”, aktori i njohur nuk është menduar aspak për ta pranuar, ndërsa nuk e ka ditur se para kamerave do t’i duhet të bëjë dashuri. Kur me kalimin e kohës i kanë treguar se i kanë gjetur dhe partneren kryesore për serialin dhe ajo është bashkëshortja e Halit Ergenca, Kenani ka qenë shumë i lumtur, jo vetëm për faktin se Berguzar është një nga aktoret më të njohura në Turqi, por edhe për shkak se pas sharmit të saj ai çmendet. Aktorja e famshme aq shumë e ka joshur aktorin sharmant, saqë të gjithë kanë menduar se aktori do lërë kokën pas saj, derisa ajo do të ndihet në siklet. ”Berguzar është një grua e martuar dhe nuk dihet si do të reagojë në veprimet e Kenanit, disa herë është munduar që gjërat t’i marrë si me shaka për shkak të bashkëshortit të saj Halitit, por Kenani nuk dorëzohet. Gjithmonë i jep komplimente dhe e fton për kafe ose drekë”, theksojnë për mediat turke pjesëtarë të ekipit të xhirimit, duke shtuar se Shehrazadja në shumë raste ka refuzuar insistimet e Kenanit. ”Gjithmonë gjen shkaqe për t’i ikur takimit me të, kur ai e fton për kafe ose darka, i thotë se ka lënë takime me bashkëshortin për të shkuar diku. Me të vërtetë është shumë e sjellshme ndaj tij, nuk dëshiron të shkaktojë tensione, por pikëpyetja është se deri kur do të zgjasë kjo”, tregojnë më tej burime nga ekipi i xhirimit. Në anën tjetër, kur Ozge ka dëgjuar se i dashuri i saj është çmendurisht i dashuruar me kolegen e tij të martuar, nuk ka mundur të durojë, pasi përmes mediave gjithmonë ka mësuar se i dashuri e tradhton me femra të tjera. Para kësaj ajo ka qenë shumë e sigurt se do të martohet me Kenanin, ndërsa në këtë pikë ka pasur përkrahjen edhe të prindërve të tij, por Kenani një natë ia ka thënë se lidhja e tyre nuk mund të vazhdojë kështu dhe më mirë është të ndahen. Nga burime afër aktores Berguzar, mediat atje kanë mësuar se ajo nuk dëshiron aventurë me Kenanin. “Ai duhet të jetë i vetëdijshëm se ajo është e martuar dhe s’mund të ketë asnjë shans në këtë drejtim, si duket ai është shumë i dashuruar”, kështu ka treguar për mediat atje një aktor tjetër, ndërsa shton se prindërit e Kenanit janë çmendur kur kanë dëgjuar se djali i tyre ka ndërprerë lidhjen me Ozgen. ”Ata kanë dëshiruar një mbesë, ndërsa Berguzar nuk mund t’ua dhurojë, për këtë shkak kanë dashur të bindin Kenanin që t’i kthehet Ozges dhe t’i kërkojë falje”.

Kamera E Fshehur Më E Trishtueshme Në Botë – Dhe Më Qesharakja (VIDEO)

Shikojeni kamerën e fshehur me të trishtueshme në botë për viktimat e kamerës, kurse njëra ndër më qesharaket për neve që e shohim.

Adoleshentja më e gjatë në botë gjen të dashur! (foto)


Elisany da Cruz Silva, 17 vjeç, është fotografuar me të dashurin e saj, Francinaldo da Silva Carvalho, 22 vjeç, disa herë më i shkurtër gjatë një xhi!roje në plazh.
Asaj i duhet të përkulet ndjeshëm që të mundt’i dhurojë një puthje të njeriut të saj të zemrës.

Dieta Me Limon, Dieta Më Funksionale


TIRANË-Dëshironi t’i humbni kilet e tepruara dhe të fitoni një formim perfekt të trupit që me kënaqësi doni ta tregoni në veshje të ngushta? Nuk është problem. Duhet të ndiqni vetëm shtatë hapa dhe ta pasuroni ushqimin me shumë, shumë limon.
Çdo mëngjes pini lëng të freskët të limonit me ujë. Ajo të ndihmon dhe në përshpejtimin e metabolizmit. Duhet të shmangni alkoolin dhe lëngjet me shumë sheqer, ndërsa konsumimin e kafesë dhe çajit zvogëlojeni disi në minimum.
Gjatë kësaj diete mund të konsumoni çdo gjë që hani zakonisht dhe nuk ju duhet t’i numëroni kaloritë. Në këtë dietë ju lejohen kaloritë, çokollatat dhe akulloret, shkruan ‘Sekrete Bukurie”
Vetëm për një gjë duhet të kujdeseni që të paktën në një ngrënie të ketë limon. Duke e kombinuar këtë dietë me 30-minuta ushtrim për çdo ditë, do të ndiheni më të shëndetshëm pas një jave, ndërsa pas dy javëve humbja e kileve do të jetë e dukshme. Me pak vullnet dhe jeni të përsosur.

Viti 2013, do të jetë më i ngrohtë në histori


Në vitin e ardhshëm temperaturat globale do të jenë për 0,57 gradë më të larta mbi mesataren në plan afatgjatë, që do ta bëjë vitin 2013 një nga më të ngrohtat në histori, tregojnë parashikimet e shërbimit meteorologjik britanik.
"Është shumë e sigurt që viti 2013 të jetë mes dhjetë viteve më të nxehta nga viti 1850 deri më tani. Me siguri do të jetë më i nxehtë se viti 2012", thuhet në parashikimin e meteorologëve britanikë për vitin e ardhshëm.

Viti i ardhshëm pritet të jetë mes 0.43 dhe 0.71 gradë Celsius më ie ngrohtë nga parashikimi afatgjatë për 14 gradë (1961-1990), me vlerësim mesatar nga 0.57 gradë, theksojnë meteorologët britanikë.

Parashikimi i meteorologëve britanikë bazohet në hulumtimet e tyre vetjake nga Universiteti në Anglinë Lindore, nga parashikimet e Institutit Godar të NASA-s për hulumtime kozmike dhe të Institutit nacional oqeanik dhe atmosferik amerikan.

"Rritja e temperaturave i përket variabilitetit natyror të klimës dhe ngrohjes globale për shkak të emisioneve të larta të dioksid karbonit", deklaroi Dejv Briton nga Instituti meteorolgojik britanik.

Mesatarja e temperaturave të larta nuk do të thotë se edhe çdo rajon i botës do të jetë më i nxehtë, sepse klima rajonale prodhon efekte të ndryshme në pjesë të ndryshme të botës, sqaron Briton.

Data e re e fundit të botës


Mbase Bota i shpëtoi shkatërrimit ditën e djeshme, por Apokalipsi është vetëm 4 vite larg. Sipas Vëllazërisë së Shpatës së Zotit, data e re e përmbysjes së botës është 1 Janar 2017.
Anëtarët e kësaj vëllazërie theksojnë se Profeti Gabriel i ka thënë që “koha e vdekjes” do të jetë pikërisht në këtë datë dhe vetëm pjesëtarët e këtij kulti do të mbijetojnë, ndërsa gjithë të tjerët do të digjen në flakët e Ferrit.

Ky parashikim pasoi skenat e çuditshme të datës 21 kur shumë njerëz shkuan në vende që mendohej se do të ishin të vetmet që do i shpëtonin shkatërrimit. Në malin Bugarach në Francë pati një dyndje të njerëzve, ndërsa kryetari i bashkisë së këtij qyteti të vogël lutej që fluksi i njerëzve të pushonte, transmeton TCH.

Shamanët peruanë performuan deri edhe rituale për të cilat thonë se kishin për qëllim largimin e fundit të botës.

Përveç qytetit të Meridës në gadishullin Jukatan, njerëz nga e gjithë bota vërshuan edhe në fshatin turk Sirince, që konsiderohet një nga pikat e sigurta prej Apokalipsit. Nga ana tjetër, të gjitha hotelet ishin prenotuar përreth malit Rtanj në Serbi, i cili besohet se ka fuqi magjike.

Alban Skënderaj, për herë të parë me look "ndryshe"

TIRANE- Të gjithë e mbajnë mend daljen e tij të parë me këngën "Vetëm ty" në "Top Fest"... Me një zë të veçantë, me një baladë shumë të bukur, me thjeshtësinë e ëmbëlsinë e një djali të ri, dhe me flokët e Albanit.

Nga ajo dalje e parë, pasuan edhe shumë të tjera, të suksesshme, të rëndësishme, mirëpo modeli i flokëve mbeti po ai. Ishim mësuar, por tani siç e shihni edhe në foto, këngëtari simpatik vjen me një krehje të re. Duhet të pranojmë se i shkon më shumë se e përhershmja... Më në fund!

Korçë, 17-vjeçari i zhdukur prej 3 ditësh gjendet i vdekur pranë kufirit me Greqinë

KORCE – Një 17-vjeçar është gjetur sot i pajetë në fshatin Bracanj, në Korçë, në vendin e quajtur “Piramida 36” në afërsi me kufirin e shtetit grek.

Policia e Korçës bën të ditur se 17-vjeçari R.M, banues ne fshatin Dobranj-Devoll, ishte larguar nga banesa prej datës 19 dhjetor, kur familjarët kanë bërë edhe denoncim pranë Komisariatit të Devollit për zhdukjen e tij. 

Mësohet se grupi hetimor bëri të mundur këqyrjen e vendit ku u gjet trupi i pajetë i të riut si dhe këqyrjen e kufomës, ku nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se 17-vjeçari nuk ka pasur shenja dhune në trup. 

Sipas policisë, dyshohet se i riu ka rënë nga një shkëmb dhe për shkak të plageve të shumta nuk ka mundur të ecë, duke humbur jetën nga i ftohti.

Këngëtarja Maya, aksident një javë përpara parashikimeve

TIRANE- Mund t'ju duket e çuditshme, por është e vërtetë. Këngëtarja e dashur e muzikës popullore, Maya, ka pësuar një aksident të rëndë automobilistik një javë më parë, ku fatmirësisht ajo dhe udhëtarët e tjerë nuk kanë pësuar gjë, në ndryshim nga makina, e cila ka dëme të pariparueshme.

Siç mësohet, këngëtarja kishte marrë një udhë të largët bashkë me të fejuarin e miq të saj, por gjatë rrugës, si pasojë e ngricës makina ka rrëshkitur, duke e bërë të pamanovrueshëm aksidentin automobilistik.

Ndonëse kjo ngjarje ka ndodhur një javë përpara 21 dhjetorit, që ishte parashikuar nga fisi Maya si fundi i botës, koincidenca e bën shumë të veçantë këtë histori, duke qenë se labja e suksesshme mban gjithashtu emrin Maya.

Nuk duket si Milani i vërtetë (VIDEO)


Roma ka shpartalluar në Stadio Olimpico skuadrën kuqezi të Milanit, e cila ka pësuar një humbje spektakolare me rezultat 4-2.
Të parët kaluan në epërsi vendasit përmes Nicolas Burdissos (13’) ndërsa Pablo Osvaldo rriti epërsinë në 2-0 në minutën e 24-të.
Në minutën e 30-të, 20-vjeçari Erik Lamela kaloi skuadrën e tij në epërsi 3-0 ndërsa në minutën e 61-të, i njëjti futbollist shënoi golin e dytë personal, 4-0.
Pas përjashtimit me karton të kuq të futbollistit të Romës, Marquinho, Milanishfrytëzoi epërsinë numerike në lojë.
Giampaolo Pazzini shënoi nga penaltia (87’), ndërsa një minutë më vonë shënoi edhe Bojan Krkiç, 4-2.
Pas kësaj fitoreje, Roma arrin në 32 pikë dhe forcon pozitën e gjashtë në tabelë ndërkohë Milani mbetet në vend të shtatë me pesë pikë më pak seRoma.



AS Roma 4-2AC Milan footyroom.com di Futbol2101

Përplas për vdekje 22-vjeçaren, largohet makina


TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot që në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur tek rruga e Kavajës, ndërsa një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësore që tentonte të kalonte rrugën.
Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar në drejtim të paditur, duke mos i ardhur në ndihmë viktimës.
Policia e Tiranës ka mbërritur në vendngjarje, por ende nuk dihet identiteti i viktimës, edhe pse sipas policisë bëhet fjalë për një femer, e cila mund të jetë rreth 22 vjec.

INTERVISTA E VITIT : PLAKA KESHILLON T’I RRIHNI GRATË (VIDEO )



Ndiqni pamjet me posht :