Pushohet nga puna se ishte joshëse, bukuria e saj kërcënonte martesën e shefit


NEW YORK – 32-vjeçarja Melissa Nelson, nga Iowa në SHBA, është pushuar nga puna për shkak të pamjes tepër joshëse dhe si e tillë përbënte kërcënim për martesën e shefit të saj.
Melissa punonte në një klinikë dentare, si asistente, ndërsa stomatologu James Knight e ka pushuar nga puna, për arsye se ishte tepër e bukur dhe kërcënonte martesën e tij.
Për shkak se midis tyre nuk kishte pasur kurrë asgjë, Melissa vendosi që të ankimojë vendimin. Por, për fatin e saj të keq, gjykata vendosi në favor të stomatologut, me pretendimin se nuk ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.
Sipas stomatologut, pushimi nga puna është bazuar në emocione dhe ndjenja, si dhe nga dëshira e tij që ta ruajë martesën dhe vlerat familjare.

2300 km për 8 orë, Kina vë në përdorim trenat më të shpejtë në botë

Kina, nga sot, ka lëshuar në qarkullim trenat më të shpejtë në botë. Trenat do të mbulojnë 2,298 kilometra ndërmjet Pekinit dhe Guangzhous – një qendër ekonomike në jug të vendit – për rreth 8 orë. Ata do të udhëtojnë me një shpejtësi mesatare prej 300 kilometrash në orë, duke ndaluar në 35 stacione gjatë rrugës. Treni i parë ka lënë Pekinin drejt Guanzhous sot në mëngjes, ndërsa një tjetër tren është nisur në relacionin e kundërt një orë më vonë. Edhe data nuk është përzgjedhur rastësisht, pasi përkon me ditëlindjen e ish-liderit të Kinës, Mao Ce Dun, themeluesi i Republikës Popullore.

Kjo është shtëpia më e ndriçuar në botë (VIDEO)

Shtëpia e familjes Richards mban titullin e shtëpisë më të ndriçuar në botë me rastin e festave të fundvitit. Kjo shtëpi mban plot 331.038 llamba ndriçuese duke thyer rekordin Guinness. Shtëpia ndodhet në Canberra të Australisë dhe i zoti i saj, David Richards ka punuar plot katër vjet për të mbajtur rekordin Guinness./alb-observer Ndiqni pamjet e mrekullueshme :

10 golat më të bukur në vitin 2012 (video)

TV Gol ka realizuar një kompilim të golave më të bukur të realizuar këtë vit, ndërsa në konkurrencë kanë hyrë: Ben Arfa (Newcastle United), Miroslav Stoch (Fenerbahçe), Neymar (Santos), Peter Crouch (Stoke City), Papiss Demba Cisse (Neëcastle), Radamel Falcao (Atletico Madrid), Lionel Messi (Argjentinë), Taison (Metalist Kharkiv), Zlatan Ibrahimoviq (Suedi) dhe Philippe Mexes (Milan).

Kujt ia ka dedikuar Floriani këngën “Ngjyra e Kuqe”? (video)


Floriani, të cilit i thonë “i vogël”, ndoshta edhe është dhe do jetë i tillë për një kohë, por që tani si një “Bieber” shqiptar, po çmend vajzat kudo që shfaqet. Por, vetë ai ka zbuluar se ka në mendje një vajzë të veçantë, të cilës ai i këndon,transmeton KD.
Ndërsa të gjithë flisnin se këngën “Ngjyra e Kuqe” Adrian Gaxha ia kishte dedikuar Luana Vjollcës, askujt nuk i shkonte mendja se edhe Floriani i vogël ka një vajzë, të cilës ia kishte dedikuar këtë këngë.
Vajza që ka rrëmbyer zemrën e Florianit të vogël është këngëtarja e re dhe e ëmbël Enca Haxhia, e cila po ashtu është një vajzë që pëlqen ngjyrën e kuqe, madje shpesh duke i lyer edhe flokët me këtë ngjyrë.
Ndryshe nga Adriani, i cili mohonte Luanën në këngë, Floriani është më i guximshëm dhe ia thotë Ences në sy.
“Enca, ta kam kënduar ty këngën ‘Ngjyra e Kuqe’” është rrëfyer Floriani, ndërsa Enca po bënte regjistrimin e videos në celularin e saj. Asaj i pëlqeu kjo gjë dhe e hodhi videon në kanalin e saj zyrtar në Youtube.

Shkëndije Mujaj pohon:E kam bëra me Vali Corleone


Lidhja e shumëpërfolur ndërmjet këngëtares Shkëndije Mujaj dhe Vali Corleone tanimë është e konfirmuar nga vet këngëtarja.
Pas shume përpjekjeve për të mësuar të vërtetën në lidhje me skandalin në mes të Shkëndije Mujaj dhe Vali Corleone, këngëtarja pranon se ka bërë marrëdhënie intime me ‘Princin’ nga Gjilani.

E pyetur se pse nuk ka pranuar më herët ajo nuk dëshironte të përgjigjej dhe përfundoi se ‘Nata me Valin ishte shumë e shkurtër’.

Hakmarrja në Mamurras, Shkreta: Të zbardhet çështja ose marr peng 300 fëmijë

TIRANE-  "Nëse Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla nuk zbardh çështjen time dhe nuk vendos drejtësi, unë do të marr peng një shkollë me 200-300 fëmijë dhe do t'u vë eksploziv". Kjo është deklarata-bombë që vjen nga Emanuel Shkreta, i cili tashmë është përfshirë në një histori hakmarrjeje me familjen Llani, në Mamurras, edhe pse dikur kanë qenë miq fëmijërie. Në një lidhje telefonike për "Gazetën Shqiptare", Leli, siç e thërrasin shkurt, lëshoi këtë paralajmërim për Prokurorin e Përgjithshëm të vendit, duke i kërkuar atij edhe një takim, ku mund të zbardhet e vërteta e çështjes që ka shënuar deri tani 3 viktima. I lodhur nga sistemi i drejtësisë shqiptare, djali i familjes Shkreta rrëfen se drejtësia duhet të japë dënimin maksimal për armikun e betuar të tij, Jetmir Llanin, ose në të kundërt ai do ta vrasë me duart e tij. 
Gëzuar Krishtlindjet! Çfarë ka ndryshuar që nga hera e fundit që kemi folur bashkë, a jeni më nën mbikëqyrjen e forcave të policisë? 
Gëzuar edhe për ju! Unë që prej dy javësh nuk jetoj më nën mbikëqyrjen e forcave të policisë, sepse sipas tyre nuk është më e nevojshme që unë të jetoj nën mbikëqyrje. 
Ju, jetoni me frikën se dikush mund të hakmerret ndaj jush dhe familjes suaj? Jo, unë nuk jetoj me frikë. Tashmë, Jetmir Llani është arrestuar dhe nuk dihet se pse po vonohet ekstradimi i tij. Kjo tregon se sa e korruptuar është drejtësia shqiptare. Por, kush futet në rrethin tim, nuk del më i gjallë, por i vdekur. 
Ju jeni shprehur dikur se, nëse drejtësia nuk merr vendimin e duhur, ju do të hakmerreni me gjyqtarët; i qëndroni ende këtij mendimi? 
Po, e kam thënë dhe e them sërish: Sistemi i drejtësisë duhet që të marrë vendimin e duhur, ta dënojë me burg të përjetshëm Jetmir Llanin, ose në të kundërt unë do ta vras me duart e mia. Kam takuar prokurorin e Laçit dhe i kam kërkuar që të pranojë kërkesën time për të qenë dëshmitar okular në këtë çështje, por ende s'kam marrë një përgjigje. E vetmja gjë që më ka ngelur është që t'i drejtohem kryeprokurorit të ri. 
Çfarë mesazhi keni për kryeprokurorin e ri? 
Unë e ftoj z.Llalla që, nëse ka burrëri, të vijë të ulet me mua, edhe si burri-burrit, edhe para ligjit, dhe të zbardhim të vërtetën e çështjes sime dhe të familjes Llani, pasi mua më ka vdekur vëllai, babai, jam plagosur vetë, një vëlla e kam në burg dhe kryeprokurori duhet të vendosë drejtësi. Madje, unë përmes gazetës suaj dua ta paralajmëroj kryeprokurorin se, nëse ai nuk e zbardh çështjen time, nëse drejtësia nuk vihet në vend, unë i vdekur që i vdekur jam, nuk më ngelet zgjidhje tjetër veç kësaj që do them. Nuk është aspak çudi që një ditë - që mund të mos jetë shumë larg - unë të marr peng një shkollë në kryeqytet, me 200-300 fëmijë, dhe t'i hedh në erë me eksploziv. Nuk është fare e vështirë, mjafton vetëm një shtypje butoni dhe nuk është çudi që kjo shkollë të jetë edhe një prej atyre ku studiojnë fëmijët e këtyre prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kërkoj vetëm drejtësi.