2300 km për 8 orë, Kina vë në përdorim trenat më të shpejtë në botë
12:23
Teknologji
Kina, nga sot, ka lëshuar në qarkullim trenat më të shpejtë në botë. Trenat do të mbulojnë 2,298 kilometra ndërmjet Pekinit dhe Guangzhous – një qendër ekonomike në jug të vendit – për rreth 8 orë.
Ata do të udhëtojnë me një shpejtësi mesatare prej 300 kilometrash në orë, duke ndaluar në 35 stacione gjatë rrugës. Treni i parë ka lënë Pekinin drejt Guanzhous sot në mëngjes, ndërsa një tjetër tren është nisur në relacionin e kundërt një orë më vonë.
Edhe data nuk është përzgjedhur rastësisht, pasi përkon me ditëlindjen e ish-liderit të Kinës, Mao Ce Dun, themeluesi i Republikës Popullore.