Krishtlindjet, Berisha uron në Facebook

TIRANE- Kryeministri Berisha postoi dje dy foto të familjes së tij në “Facebook” të cilat i shoqëroi me një tjetër urim për Krishtlindjet. “Besimtarëve të krishterë shqiptarë por edhe të gjithë besimtarëve të Zotit, familjarisht ju urojmë nga zemra Gëzuar festën e bukur të Krishtlindjes, këtë ditë që simbolizon mrekullinë e madhe të lindjes, të shpresës së pashuar, të besimit por dhe ditën e lindjes së Jezu Krishtit, burrit që aq shumë ndikoi me fuqinë e tij hyjnore e njerëzore në moralin e qytetërimit të sotëm”, thuhet në mesazhin e tij.