Itali, breshëri armësh mbi shqiptarët, polici: Krimi për larje hesapesh

ITALI- Policia italiane deklaron se ka kryer hetime përgjatë gjithë natës për të zbardhur ngjarjen e rëndë të vrasjes së një shqiptari dhe plagosjes së një tjetri në qytetin San Severo në rajonin e Foxhias. 

Viktima është 42-vjeçari Amir Ballo, ndërsa i plagosur është Orges Fisniku 31-vjeç. Në rindërtimin e parë të ngjarjes policia italiane bën me dije se dy shqiptarët ishin në një automjet tip ‘Audi A3’, në periferi te qytetit kur u gjuajten me breshëri nga një makine ose motorr. 

42-vjeçari vdiq në vend, ndërsa i plagosuri është në gjendje të rëndë në spital. Sipas policisë objektivi i vërtetë i vrasësve ishte 31-vjeçari Fisniku i njohur si “Ioreste” një emer i njohur për policine italiane. Sipas policisë krimi mund të ketë ndodhur për larje hespesh mes bandave rivale.