Korçë, 17-vjeçari i zhdukur prej 3 ditësh gjendet i vdekur pranë kufirit me Greqinë

KORCE – Një 17-vjeçar është gjetur sot i pajetë në fshatin Bracanj, në Korçë, në vendin e quajtur “Piramida 36” në afërsi me kufirin e shtetit grek.

Policia e Korçës bën të ditur se 17-vjeçari R.M, banues ne fshatin Dobranj-Devoll, ishte larguar nga banesa prej datës 19 dhjetor, kur familjarët kanë bërë edhe denoncim pranë Komisariatit të Devollit për zhdukjen e tij. 

Mësohet se grupi hetimor bëri të mundur këqyrjen e vendit ku u gjet trupi i pajetë i të riut si dhe këqyrjen e kufomës, ku nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se 17-vjeçari nuk ka pasur shenja dhune në trup. 

Sipas policisë, dyshohet se i riu ka rënë nga një shkëmb dhe për shkak të plageve të shumta nuk ka mundur të ecë, duke humbur jetën nga i ftohti.