Nuk duket si Milani i vërtetë (VIDEO)


Roma ka shpartalluar në Stadio Olimpico skuadrën kuqezi të Milanit, e cila ka pësuar një humbje spektakolare me rezultat 4-2.
Të parët kaluan në epërsi vendasit përmes Nicolas Burdissos (13’) ndërsa Pablo Osvaldo rriti epërsinë në 2-0 në minutën e 24-të.
Në minutën e 30-të, 20-vjeçari Erik Lamela kaloi skuadrën e tij në epërsi 3-0 ndërsa në minutën e 61-të, i njëjti futbollist shënoi golin e dytë personal, 4-0.
Pas përjashtimit me karton të kuq të futbollistit të Romës, Marquinho, Milanishfrytëzoi epërsinë numerike në lojë.
Giampaolo Pazzini shënoi nga penaltia (87’), ndërsa një minutë më vonë shënoi edhe Bojan Krkiç, 4-2.
Pas kësaj fitoreje, Roma arrin në 32 pikë dhe forcon pozitën e gjashtë në tabelë ndërkohë Milani mbetet në vend të shtatë me pesë pikë më pak seRoma.



AS Roma 4-2AC Milan footyroom.com di Futbol2101