Fiton 102 milion euron në ditën e cilësuar si ‘fundi i botës’

21 dhjetori, i cilësuar nga fisi Maya si ‘fundi i botës’, ka rezultuar dita më me fat në jetë për një shtetas francez, i cili arriti të fitonte plot 101.835.641 euro, të mbledhura në fondin e "Euro Milion’s". 

Ky lojtar ishte i vetmi, nga nëntë shtete evropiane pjesëmarrëse në short, që arriti të gjente të 7-të numrat e nevojshëm për të fituar çmimin e madh. 

Kjo është shuma e tretë më e madhe e fituar që nga fillimi i kësaj loje të fatit në Francë . Çmimi rekord në Francë 169.837.010 euro është fituar më 13 nëntor 2012. 

Kompania "Euro Milion’s" theksoi se pikërisht më 21 dhjetor kishte arritur të shes 15 për qind më shumë se çdo herë tjetër bileta.