Acari deri në –50 gradë celsius në Rusi vret 88 persona

Nga vala e të ftohtit të madh që ka kapluar ditëve të fundit Rusinë, kanë vdekur 88 persona, kurse janë lënduar 1.200 të tjerë.Pothuajse, gjysma e tyre kanë filluar tretman mjekësor nga hipotermia ose ngrirja. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë vdekur 7 persona, njëri prej të cilëve ishte fëmijë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi. Temperaturat kanë pësuar një ulje drastike pothujase në të gjithë territorin e Rusisë. Ato janë ulur nga 10 deri 15 gradë celsius nën nivelin e mesatares për muajin dhjetor, ku në vende të ndryshme ato kanë zbritur edhe nën minus 50 gradë celsius, transmeton REL. Mëngjesi në Moskë ka qenë me minus 26 gradë, dhe për këtë arsye, organet qeverisëse të qytetit kanë apeluar që fëmijët e klasave të ulëta të mos vijojnë mësimet. Sipas parashikimeve të meteorologëve, nuk pritet që të ketë ngritje të temperaturave deri kah mesi i 3 mujorit të parë të vitit të ardhshëm.